Telegrafi Maqedoni ka vazhduar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të zgjedhur nga qytetarët shqiptarë në Maqedoni.
Këto tema do të jenë si pjesë e serisë me të cilën Telegrafi Maqedoni do publikojë në mënyrë transparente pasurinë e zyrtarëve të cilët vetë i kanë paraqitur pasuritë e tyre në Komisionin për Pengimin e Korrupsionit.
Si zyrtarë të gjashtë të cilit Telegrafi Maqedoni do t’ia publikojë pasurinë është deputeti dhe ish-kryetari i Komunës së Strugës nga radhët e BDI-së, Ramiz Merko i cili pasurinë e tij e ka paraqitur në këtë komision.
Zyrtarisht, Ramiz Merko ka pasuri prej: 52.862.006 denarë apo në kundërvlerë me euro: 859.544 euro.
Duke e krahasuar pasurinë e Merkos me të kryetarit të tij, duket se Ramiz Merko është 7.7 herë më i pasur se Ali Ahmeti.
Më poshtë, Telegrafi Maqedoni ju sjell në detaje pasurinë deputetit dhe ish-kryetari i Komunës së Strugës nga radhët e BDI-së, Ramiz Merko.
-Vend afarist me hapsirë prej 1200 metër katrorë të cilin e ka ndërtuar në vitin 2007 që kap vlerën prej 17.164.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 279.089 euro.
-Shtëpi prej 400 metër katrorë në Strugë të cilën Merko e ka fituar si trashigimi dhe kushton 12.260.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 199.349 euro.
-Tokë bujqësore prej 2020 metër katrorë të cilën Merko e ka fituar me trashigimi. Kjo shtëpi ka vlerën prej 2.452.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 39.869 euro.
-Tokë bujqësore prej 2460 metër katrorë të cilën Merko e ka blerë. Kjo shtëpi kap vlerën prej 3.000.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 48.870 euro.
-Zabel prej 3000 metër katrorë në Strugë që kap vlerën prej 736.600 denarë apo 11.977 euro. Këtë pasuri Merko e ka nga trashigimia.
-Banesë në Durrës prej 106 metër katrorë që kap vlerën prej 2.060.250 denarë apo në kundërvlerë prej 33.500 euro. Këtë pasuri Merko e ka fituar me një kontratë për shit-blerje.
-Banesë me garazhë prej 52 metër katrorë në Shkup që ka vlerë 3.690.000 denarë në kundërvlerë me euro: 60.000 euro. Këtë pasuri Merko e ka paraqitur si pasuri e fëmijëve, e blerë me kontratë për shit-blerje.
-Veturë Mercedes 200 e vitit 1992 që kushton 100.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 1.626 euro. Këtë pasuri Merko e ka nga kontrata për shit-blerje.
-Veturë Jeep Toyota R-4 e vitit 2006 e blerë në vitin 2008 e paraqitur se kushton 400.000 denarë apo me kundërvlerë me euro: 6.504 euro. Merko e ka paraqitur si pasuri e fëmijëve, e blerë me kontratë për shit-blerje.
-Veturë Golf 5 e vitit 2005 e blerë në vitin 2012 që kushton 300.000 denarë apo në kundërvlerë prej 4.878 euro. Merko e ka paraqitur si pasuri e fëmijëve, e blerë me kontratë për shit-blerje.
-Merko ka paraqitur të ardhura që nga viti 2002 prej 1.800.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 29.268 euro në vit.
-Merko ka paraqitur të ardhura që nga viti 2004 prej 900.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 14.634 euro në vit. Këto para i merr bashkëshortja e tij.
-Merko ka paraqitur të ardhura prej 1.800.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 29.268 euro në vit.
-Merko merr qira si qiradhënës. Ai për një muaj merr 2100 euro në muaj për dy vende tw dhwna (1300 dhe 800 euro) apo në kundërvlerë me denarë: 129.150 denarë.
-Ai një herë ka marrë 6.000.000 denarë për aktivitete promovuese. Kjo vlerë në euro është: 97.560 euro.
-Deputeti Merko ka kartelë kursimi në ”Stopanska Banka” prej 70.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 1138 euro.
Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar deputetin e BDI-së Ramiz Merko për të këtë pasuri të deklaruar në Komisionin për Parandalimin e Kourrpsionit. Ai shkurt është prononcuar ”Mendoj se janë të mjaftueshme dhe të sakta të dhënat të deklaruara në Këshillin për Anti-Korrupsion.” ka thënë Merko për Telegrafi Maqedoni.
Telegrafi Maqedoni do të vazhdojë me publikimin e pasurive të zyrtarëve nga të gjithë partitë. I ardhshëm është kryetari i LSDM-së dhe kryetari i Komunës së Strumicës, Zoran Zaev./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore