Njëmbëdhjetë muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes nga ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme të Kosovës dhe Malit të Zi, Projektligji për Demarkacionin do të diskutohet për herë të parë në Kuvendin e Kosovës.
KALLXO.com sjell tekstin ekskluziv të Marrëveshjes për Demarkacionin të nënshkruar më 26 gusht të vitit të kaluar në Vjenë si dhe Projektligji që konkretizon këtë Marrëveshje, e cila ishte kryetema e debatit në vitin e fundit në Kosovë dhe që u përcoll me shumë tensione dhe protesta, disa prej të cilave u shoqëruan edhe me dhunë.
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi përmban 4 nene, ndërsa neni i parë i këtij projektligji përcakton se me këtë Projektligj “Ratifikohet Marrëveshja për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015”.
Marrëveshja për Demarkacionin e nënshkruar më 26 gusht të vitit të kaluar
Marrëveshja e nënshkruar nga presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi, në cilësinë e ministrit të Jashtëm, dhe Skender Hysenit si ministër i Brendshëm për palën kosovare dhe nga Igor Luksiç, ministër i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane dhe Rasko Konjevic, ministër i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, është pjesë përbërëse e këtij Projektligji që do të diskutohet në Kuvend.
Pjesë përbërëse e Projektligjit do të jetë edhe dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Projektligji që konkretizon Marrëveshjen
Gjithashtu një pjesë interesante që Projektligji e përmban është edhe dispozita e nenit 2 të Projektligjit ku përcaktohet se nëse ka fakte të reja dispozitat e Marrëveshjes mund të ndryshohen dhe plotësohen dhe gjithashtu përcaktohet edhe procedura për realizimin e këtyre ndryshimeve.
“Dispozitat e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015, nëse ka fakte të reja ligjore, mund të ndryshohen dhe plotësohen me pëlqimin e palëve. Dispozitat e kësaj Marrëveshjeje mund të ndryshohen sipas procedurës së njëjtë të paraparë për miratim”, shkruan aty.
Po ashtu, neni 2 i kësaj Marrëveshje përmban edhe dispozitën që përcakton se nëse palët pajtohen për ndryshimin dhe plotësimin e dispozitave të Marrëveshjes, mund të kërkohet edhe Arbitrazh Ndërkombëtar.
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit ishte miratuar javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës, ndërsa shqyrtimi i tij nga Komisioni për Punë të Jashtme do t’i hapë rrugë diskutimit dhe votimit të tij në seancë të Kuvendit që pritet të mbahet gjatë kësaj jave apo javës së ardhshme. /KALLXO.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues, nxit debate në Shqipëri
Krahas pagave më të larta dhe sigurimit shëndetësor, praktikantët privatë në RMV po kërkojnë edhe zgjidhje sistematike
Fshehja e policëve gjatë patrullimit, veprim në kundërshtim me rregulloren
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur