LAJMI I FUNDIT:

Kjo është kopertina e ‘Der Spiegel’: Trump dhe Biden ilustrohen me “Statujën e Ilirisë”

Kjo është kopertina e ‘Der Spiegel’: Trump dhe Biden ilustrohen me “Statujën e Ilirisë”

E përjavshmja gjermane Der Spiegel publikoi një kopertinë në shkurt 2017 që u përhap me zjarr në mediat sociale, dhe dje publikoi një kopertinë tjetër në lidhje me të.

Kopertina ishte publikuar pasi Trump nënshkroi një seri të vendimeve të tij ekzekutive duke mbyllur derën për refugjatët nga shtatë vende me shumicë myslimane, duke pretenduar se ai po mbronte liritë fetare, transmeton Telegrafi.


Trump që ia ‘preu’ kokën Statujës së Lirisë

Në kopertinë ishte një vizatim i Donald Trump që mbante kokën e prerë të Statujës së Lirisë në njërën dorë dhe një thikë të përgjakshme në dorën tjetër.

Në kopertinë ishte shkruar “America First”.

Ajo është një kopertinë nga 4 shkurti i vitit 2017 që tërhoqi shumë vëmendje dhe ditën që Biden u shpall President i ri i Shteteve të Bashkuara, Spiegel u përgjigj me një kopertinë të re.

Biden e kthen kokën te Statuja e Lirisë

Der Spiegel dje postoi një kopertinë që shfaqte Joe Biden duke u ngjitur në një karrige dhe duke e kthyer kokën te Statuja e Lirisë.

Ai ka veshur një maskë dhe një kostum blu, dhe në kopertinë thuhet: “Bëni Amerikën përsëri të shkëlqyeshme”. /Telegrafi/