LAJMI I FUNDIT:

Kjo është kontrata multimilionëshe që Manchester City i ka bërë Messit dhe që po e tundon argjentinasin të transferohet në Angli

Kjo është kontrata multimilionëshe që Manchester City i ka bërë Messit dhe që po e tundon argjentinasin të transferohet në Angli

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

E ardhmja e argjentinasit është në pikëpyetje në Camp Nou, pasi vet Messi ka kërkuar nga klubi ta lejojnë largimin e tij.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha të futën në garë për gjeniun argjentinas, por në përparësi duket Manchester City.


Trajneri Pep Guardiola si dhe bashkëkombësi i tij Sergio Aguero janë dy faktorë të rëndësishëm që mund ta bindin Messin t’i bashkohet Cityt.

Por një tjetër gjë që po luan rol të madh në vendimin e argjentinasit është edhe kontrata afatgjate që City është gati t’ia ofrojë atij.

Messi tani është në moshën 33-vjeçare, ndërsa Manchester City po përgatitë një kontratë afatgjate prej pesë viteve me të.

City është gati që ta mbajë në Ligën Premier lojtarin më të mirë në botë për tri vitet e ardhshme, ndërsa dy vitet e fundit me pagën e njëjtë argjentinasi të luaj në MLS me ekipin tjetër New York City që menaxhohet nga kompania City Football Group.

Mediat në Spanjë dhe Angli kanë raportuar se kjo kontratë afatgjate e ka tunduar Messin i cili do të mund të ishte pjesë e futbollit deri në moshën 38 vjeçare.

Gjithsesi përveç që është një kontratë afatgjate,City janë gati që ta bëjnë argjentinasin lojtarin më të paguar në botë.

Aktualisht Messi merr nga Barcelona një pagë vjetore prej 29 milionë eurove në sezon, duke mbetur mbrapa yjeve tjerë si Cristiano Ronaldo me 31 milionë dhe Neymar me 36,8 milionë euro pagë vjetore.

City është gati që ta bëjë argjentinasin futbollistin më të paguar të të gjitha kohërave, me një pagë prej rreth 40 milionë eurove në stinor.

Messi është pro një ribashkimi me Pep Guardiolën, por tani Manchester City duhet ta bind Barcelonën me një ofertë të mirë që ta lejojnë largimin e argjentinasit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është i përjashtuar edhe nga dy shtete

Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është i përjashtuar edhe nga dy shtete

Ndërkombëtare
Duhej të shkonte te Man City për 95 milionë euro, tani në moshën 28-vjeçare mund të përjashtohet nga futbolli?

Duhej të shkonte te Man City për 95 milionë euro, tani në moshën 28-vjeçare mund të përjashtohet nga futbolli?

Ndërkombëtare
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
Arsenali gati ta shesë Calafiorin te Real Madridi, por kërkon një shumë të madhe

Arsenali gati ta shesë Calafiorin te Real Madridi, por kërkon një shumë të madhe

Premier League
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Barcelona konfirmon këputje të pjesshme të ligamentit për Casadon, tregon sa do të mungojë

Barcelona konfirmon këputje të pjesshme të ligamentit për Casadon, tregon sa do të mungojë

La Liga
Kalo në kategori