LAJMI I FUNDIT:

Kjo është kandidatja për deputete që mori vetëm dy vota

Kjo është kandidatja për deputete që mori vetëm dy vota

Numri më i madh i partive politike, që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit, kanë krijuar lista me mbi 100 kandidatë, të cilët ia kanë mësyer të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, shumë nga ata kandidatë kanë përfunduar si mos më keq. Disa sish madje kanë arritur të marrin jo më shumë se 2 ose 3 vota. Me dhjetëra nuk kanë marrë më shumë se 10 vota e qindra të tjera nuk e kanë kapërcyer numrin 50.


Me gjithë faktin se shumica e partive minoritare kanë marrë pak vota, është një parti shqiptare e cila ka arritur të marrë aq pak vota sa disa kandidat të kësaj partie nuk e kanë kaluar numrin 2, raporton Insajderi.

E tillë është Partia Demokratike e Unitetit. Në listën e kësaj partie vetëm dy kandidat kanë marrë vota në numër tre shifror. Të tjerët as nuk i janë afruar numrit 100.

Por ka të tillë sikurse kandidatja Shpresona Morina që ka marrë vetëm 2 vota. Ajo është kandidatja më pak e votuar në të gjithë listat e të gjitha partive politike në të gjithë Kosovën, raporton Insajderi.

Nga një votë më shumë se kjo kandidate kanë marrë kandidatët po nga kjo parti.
Gentiana Berish, Mirsije Bekeri kanë marrë vetëm nga 3 vota ndërsa të tjerët kanë marrë jo më shumë se 10 vota.

Të tjera parti që kanë dështuar në këto zgjedhje janë Partia Rome e Bashkuar, Koalicija SDA dhe Nova Demokratska Stranka ani pse kandidatët nga këto parti kanë marrë afro 50 vota secili.

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori