LAJMI I FUNDIT:

Kjo është gruaja që humbi jetën në aksidentin në Tiranë (Foto)

Kjo është gruaja që humbi jetën në aksidentin në Tiranë (Foto)

Gruaja që humbi jetën në aksidentin e së shtunës mbrëma në zonën e Tregut Elektrik në Tiranë është Gjystina Shpani (Picaku) e moshës 48- vjeçare me origjinë nga Mati.

E ndjera ishte nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, të cilët i kishin kaluar të 20-at.


Shpani u përplas nga një makinë tip “Audi A 4”, e cila u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Tiranë, largohet nga vendngjarja (Video)
Lexo po ashtu Makina përplas për vdekje këmbësoren në Tiranë, largohet nga vendngjarja (Video)

Për shkak të dëmtimeve të rënda, gruaja gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia vijon hetimet, me synim kapjen e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e 48- vjeçares.