LAJMI I FUNDIT:

Kjo është dalja e votuesve në Tetovë deri në ora 13:00

Kjo është dalja e votuesve në Tetovë deri në ora 13:00

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për jehonën e votuesve deri në ora 13:00, në tre komunat në të cilat sot ka votime.

Nga të dhënat e KSHZ-së, shihet se në Tetovë kanë dalë 13.86%, në Mavrovë dhe Rostushë 24.21% dhe në Qendër Zhupë 25.40%.

Kreu i komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Aleksandër Dashtevski ka deklaruar sot nga komuna e Tetovës se zgjedhjet në Tetovë, Mavrovë – Rostushë dhe në Qendrën Zhupë po shkojnë sipas planit dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar, edhe pse në mëngjes ka pasur disa minuta vonesa në disa vendvotime, si pasojë e problemeve me aparatet biometrik dhe materialin propagandues i cili, në disa vendvotime në Tetovë ishte ngjitur vetëm në gjuhën shqipe./Telegrafi/