LAJMI I FUNDIT:

Kjo është Audi e re elektrike, që vjen së shpejti

Kjo është Audi e re elektrike, që vjen së shpejti

Menjëherë pas E-Tron GT, një tjetër risi elektrike vjen nga Audi.

Q4 e-tron po vjen në skenë muajin tjetër, dhe sjell gjithçka që tregohet me risinë e përmendur më parë, por në një paketë crossover.

Dhe kjo do të thotë edhe më shumë hapësirë ​​dhe teknologji të reja akoma më interesante, të cilat do t’i sigurojnë modelit një fillim të shkëlqyeshëm të tregut. Edhe përkundër çmimit, i cili sigurisht nuk do të jetë i vogël, transmeton Telegrafi.

Brenda, pra, është kabina digjitale, dhe sjell ekranin e famshëm 10.1 inç të sistemit MMI, dhe opsionalisht me një diagonale prej 11.6 inç. Ekziston gjithashtu asistenti që i përgjigjet fjalës “Hej, Audi”, por gjithashtu se ekrani head-up sjell teknologjinë AR në kabinën.

Ky i fundit do të projektojë një seri informacioni, përfshirë udhëzimet e vozitjes, në xhamin e përparmë. Konkretisht, elementët projektohen në rreth 10 metra nga shoferi, në një fushë diagonale rreth 1.8 metra.

Teknika është ende e panjohur, por llogarisni që edicioni i lartë të ketë 306 kuaj fuqi, me një bateri 82 kWh, që do të thotë një distancë prej rreth 500 km.

Nëse kthehemi te çmimi, disa media gjermane thonë se do të jetë pak më e lartë se 40,000 euro. /Telegrafi/