Kjo është agjenda e takimit të liderëve në konakun e Ramiz Kelmendit në Rugovë

Deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi ka ftuar liderët e partive politike që të takohen në vilën e tij në Rugovë, për të diskutuar çështjen e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
Në ftesën e hapur drejtuar liderëve institucional e politik të Republikës së Kosovës thuhet se kjo ftesë po bëhet, bazuar në rrethanat e reja, polarizimin e tejskajshëm të skenës politike, rëndësinë dhe ndjeshmërinë e brendshme dhe të jashtme të çështjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe dy proceseve tjera që na presin, Asociacioni i komunave dhe demarkacioni me Serbinë.
Ndërkohë, deputeti Kelmendi, nëpërmjet një postimin në Facebook ka bërë të ditur edhe atë që quhet “agjenda e takimit”.
Ky është postimi i tij në Facebook:
Takimi i liderëve
Data; 31.08.2016
Vendi; 'Villa - Elkos’ – Rugovë ora; 12;00
Agjenda - Orari - Protokoli i nikoqirit;
ora 12;00min - 12;30min - Pritja e mysafirëve (liderëve)
ora 12;30min - 12;40min - Konferencé shtypi e Nikoqirit (Detajet, qëllimi i idesë dhe pritjet)
ora 12;40min - 13;15min koktej, mëngjesi (Salla nr, 1, kati përdhesë)
ora 13;15min - 14;15min Takimi i liderëve ( Salla nr, 3, kati i I-rë)
ora 14;15min - 14;35min, Paraqitja e liderëve para mediave
P.S. Për llojin e takimit (i hapur apo i mbyllur vendoset paraprakisht nga Liderët, për çka edhe mediat informohen me kohë).
Mirënjohës dhe me sinqeritet, nikoqiri;
Ramiz Kelmendi - Deputet i pavarur /Telegrafi/

















































