Duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, të shkosh në pushime të cilat i paguan një person i panjohur i cili madje ju shëtit nëpër botë me aeroplan privat.

Por për 21-vjeçaren Jessica, kjo nuk është një ëndërr por realitet, transmeton Telegrafi.


Trajnerja e fitnesit nga Brisbane e Australisë, së fundmi ka udhëtuar për në Kaliforni ku qëndroi për më shumë se dy javë me një burrë të cilin e kishte njoftuar në internet online, dhe i cili ka mbuluar gjitha shpenzimet e saj.

2

Por është ueb-faqja misstravel.com, që përzgjedh 'femra të bukura' për meshkujt të cilët kanë nevojë për një shoqëruese gjatë udhëtimeve që e njoftoi Jessica me këtë mënyrë të jetesës.

Këto femra që aplikojnë në këtë ueb-faqe nuk kanë ndonjë obligim tjetër, përveç se të kalojnë kohën me meshkujt të cilët i kishin ftuar si shoqëruese gjatë udhëtimeve.

3

Ajo fillimisht kishte dëgjuar nga një shoqe për ueb-faqen e shumëpërfolur, por pas disa ditëve kishte vendosur të aplikojë duke mos shpresuar fare se do të pranohet.

Por pas 24 orëve asaj i ishte aprovuar kërkesa e profilit dhe kështu u njoftua në internet me një burrë, që po udhëtonte për një Kaliforni dhe dëshironte që ajo ta shoqërojë.

4

Dhe kështu ajo u nis nga Australia për në Shtetet e Bashkuara, ku po e priste aeroplani privat i burrit misterioz.

"Nuk kisha përvojë me këto lloje të udhëtimeve dhe kështu kisha harruar të paketojë disa gjëra, por ai u tregua xhentëlmen duke më blerë gjithçka që kisha nevojë. Thjesht bëja jetë luksoze me të", ka deklaruar ajo.

5

Ata kishin qëndruar në hotelin Hilton në Los Angeles, më pas në Ëynn në Las Vegas dhe Ocean Drive në Miami, ku kishin fjetur në dhoma të ndara. /Telegrafi/

6

7