LAJMI I FUNDIT:

Kjo bimë forcon potencën dhe është e mrekullueshme për të humbur peshë

Kjo bimë forcon potencën dhe është e mrekullueshme për të humbur peshë
Shutterstock

Rritet gjatë gjithë vitit dhe është ngrënë nga romakët dhe egjiptianët e lashtë

A i dini të gjitha përfitimet e rukolës?


Bima barishtore e rukolës, kohët e fundit gjithnjë e më e famshme, veçanërisht në qytete, është kthyer në një shtesë të preferuar në ushqime të ndryshme – nga pica, sandviçë, hamburgerë e deri te sallata.

Për disa, ajo ka shije paksa të çuditshme, ndërsa disa të tjerë e duan për një arsye.

Rukola njihet për përfitimet e shumta shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Disa prej përfitimeve janë veti antioksiduese, pastaj forcimi i kockave (duke qenë se është e pasur me vitaminë K), si dhe forcimi i imunitetit (përmban edhe vitaminë C).

Përveç kësaj, rukola gjithashtu ndihmon në humbjen e peshës, sepse përmban një nivel të ulët të kalorive.

Megjithatë, ajo që është më interesante është se rukola ka një efekt të dobishëm në libido, forcon fuqinë dhe ndihmon në sintezën e hormoneve seksuale.

Egjiptianët dhe romakët e lashtë e dinin shumë kohë më parë, dhe ishte një pjesë e domosdoshme e dietës së tyre. Këtë e dëshmon poezia e quajtur “Moretum”, e poetit të lashtë romak Verilius, në të cilën rukola përshkruhet si një bimë që “kapërcen dëshirën seksuale te njerëzit ëndërrimtarë”.

Ata gjithashtu e përdorën atë për të ndihmuar kollën dhe si ilaç për skorbutin, një sëmundje serioze e shkaktuar nga mungesa e vitaminës C në trup. Kjo bimë e shijshme, një sallatë e preferuar dhe shtesë në vaktet e shumë njerëzve, ndihmon trupin tonë të luftojë më lehtë stresin. Përveç kësaj, njihet edhe si një ‘drogë dashurie’, një afrodiziak i shkëlqyer falë mineraleve të magnezit dhe zinkut me të cilët është i pasur.

Rukola zakonisht mund të gjendet e paketuar në dyqane më të mëdha dhe nëse dëshironi ta keni gjatë gjithë vitit, mund ta mbillni gjithmonë, si në kopsht ashtu edhe në vazo. Pranvera është koha ideale për këtë! Ndryshe mbillet nga shkurti deri në shtator dhe korret çdo 40 deri në 60 ditë. Mund të prodhojë rreth dy kilogram gjethe për metër katror. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori