Artistët nga Kosova kanë nderuar kitaristin legjendar të rock-ut amerikan, Joe Satriani, me një portret në një mural gjigant në Mitrovicën e Veriut.

Portreti i kompozitorit të njohur është realizuar nga kolektivi artistik “Futja Ngjyrë”, konkretisht nga artistët Dea Gaxha, Bardhyl Dobroshi dhe Albion Mehmedi.


Me një kombinim të pasur ngjyrash dhe një stil të veçantë, ata e kanë sjellë figurën e Satriani-t në një nga objektet e kësaj komune, duke i dhënë qytetit një vepër arti të jashtëzakonshme.


Për këtë iniciativë ka reaguar edhe vetë Joe Satriani, duke përgëzuar artistët nga Kosova për punën e tyre mbresëlënëse.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan:

“WOW! Jam jashtëzakonisht e nderuar dhe e përulur nga kjo vepër arti mahnitëse! Me shumë dashuri dhe falënderime nga zemra për artistët e ‘Futja Ngjyrë’, Dea Gaxha, Bardhyl Dobroshi dhe Albion Mehmedi, për krijimin e këtij murali të mrekullueshëm në Mitrovicën e Veriut, Kosovë. Do të doja shumë të isha atje për ta parë nga afër dhe për t’ju përqafuar të gjithëve fort. Faleminderit!”.