LAJMI I FUNDIT:

Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

Kishte pa shënuar gol në La Liga që nga tetori, Yamal vjen me një mesazh të fuqishëm

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal beson se ata kanë dërguar një mesazh tek rivalët e tjerë për titull në La Liga. 

Blaugranasit po futen në pushimin me kombëtare në krye të tabelës duke lënë mbrapa Real Madridin për shkak të përballjes direkte. 

Ekipi i Hansi Flick prodhoi një performancë të jashtëzakonshme në ‘Ëanda Metropolitano’, duke arritur që të rikthehen nga disavantazhi prej 2-0 për të fituar në fund me shifrat 4-2. 


Pas ndeshjes, Lamine Yamal pranoi se lojtarët ishin duke festuar në dhomën e zhveshjes, teksa doli në konferencën për shtyp i buzëqeshur në drejtim të kamerave. 

Barcelona po përpiqet të shmangë rastin e Messit me kontratën e re të Yamal
Lexo po ashtu Barcelona po përpiqet të shmangë rastin e Messit me kontratën e re të Yamal

Pavarësisht rekordit të tij prej 11 asistimeve deri më tani këtë sezon në kampionat, 17-vjeçari kishte qenë pa gol në La Liga që nga tetori. 

Lamine Yamal pretendoi se e dinte që do të rikthehej tek goli pikërisht atëherë kur ekipi i tij do të ketë nevojë më së shumti. 

“Jam shumë i lumtur për fitoren. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe të marrim tri pikë është gjëja më e rëndësishme, kështu që jam i lumtur”. 

“Goli i parë i Robert ishte i rëndësishëm pastaj goli i Ferran sepse ishte i barazimit dhe pas asaj goli im dhe i katërti i Ferran erdhën në mënyrë natyrale”. 

“E dija kur shënova sërish në La Liga, se do të ishte në një ndeshje të rëndësishme. Në fund të fundit, nuk më intereson për aq kohë sa ekipi fiton”, ka thënë Yamal./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

La Liga
Caktohet data e ndeshjes Barcelona-Osasuna, blaugranasit do të kenë dy mungesa të mëdha

Caktohet data e ndeshjes Barcelona-Osasuna, blaugranasit do të kenë dy mungesa të mëdha

La Liga
Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

La Liga
“Mbylle gojën”, presidenti i Atletico Madridit me tone të ashpra ndaj yllit të Real Madridit

“Mbylle gojën”, presidenti i Atletico Madridit me tone të ashpra ndaj yllit të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Franco Foda komenton kundërshtarin e Kosovës: Kemi studiuar lojën e tyre, shanset për kualifikim janë 50-50

Franco Foda komenton kundërshtarin e Kosovës: Kemi studiuar lojën e tyre, shanset për kualifikim janë 50-50

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori