LAJMI I FUNDIT:

Kishte ofruar shpërblim prej 25 mijë dollarëve për informacione që do të qonin në kapjen e vrasësit të burrit, përfundon vetë në prangat e policisë

Kishte ofruar shpërblim prej 25 mijë dollarëve për informacione që do të qonin në kapjen e vrasësit të burrit, përfundon vetë në prangat e policisë

Një grua nga Viskonsini i SHBA-ve, që kishte ofruar shpërblim prej 25 mijë dollarëve për informacione që do të mund të qonin në kapjen e vrasësit të bashkëshortit të saj, është arrestuar për shkak të vrasjes së partnerit që e kishte kryer 13 vite më parë pasi u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre.

Cindy Schulz-Juedes, 65-vjeçe, është arrestuar gjatë javës së kaluar për vrasjen e bashkëshorti Ken Juedes në vitin 2006. Nuk dihet se çfarë kishte bërë që ajo të përfundojë prapa grilave pas shumë viteve, transmeton Telegrafi.

Ken është gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre, kurse Cindy i kishte telefonuar policisë duke pretenduar se bashkëshortin e kishte gjetur të vdekur në shtëpi me dy plagë të thella në gjoks.

Gjithashtu pretendonte se në natën e vrasjes kishte fjetur në një kamp-shtëpizë në oborr, pasi vuante nga infeksioni i sinuseve dhe nuk dëshironte t’i afrohej partnerit. Të nesërmen kur u fut në shtëpi e kishte gjetur të vdekur.

Cindy u tha policëve se nuk kishte mundur t’i telefonoj ndihmës së shpejtë nga shtëpia e saj, kështu kishte vendosur që telefonatën ta realizojë nga shtëpia e fqinjëve.

Por edhe pse policia që nga fillimi dyshonte te ajo, rasti nuk ishte zgjedhur prej vitesh. Policia nuk kishte as edhe një provë kundër saj, që do të mund ta dërgonte prapa grilave.

Disa vite pas vdekjes së tij, Cindy kishte ofruar një shpërblim prej 25 mijë dollarëve për informata që do të qonin në kapjen e vrasësit të tij. Por, Cindy u arrestua më 27 nëntor dhe i është caktuar një shumë që duhet ta paguaj dhe kap vlerën e një milion dollarëve, ndërsa policia dyshon se pas vrasjes motivi kryesor ishin paratë.

Gjykatësi tha se nga polica e sigurimit të Ken ajo kishte përfituar një milion dollarë si dhe kishte shitur një pronë të përbashkët që kushtonte 200 mijë dollarë. Gjithashtu është thënë se dyshja ishin në prag të shkurorëzimit, ku pas këtij vendimi ajo do të mbeste pa gjysmën e pronës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori