LAJMI I FUNDIT:

Kishin mbetur në Prizren që tre muaj, çifti britanik vazhdon rrugëtimin e tyre me biçikleta drejt Mongolisë

Kishin mbetur në Prizren që tre muaj, çifti britanik vazhdon rrugëtimin e tyre me biçikleta drejt Mongolisë

Një çift britanik të cilët ishin nisur me biçikleta nga Austria për në Mongoli, kishin mbetur në Prizren tash e tre muaj për shkak të pandemisë COVID-19, por çifti nga sot do të vazhdojë me rrugëtimin e tyre.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, transmeton Telegrafi.

“Mike Elm dhe Rosie Watson pas më shumë se tre muaj qëndrimi në Prizren, vazhduan rrugëtimin e tyre, të cilin e kishin nisur me biçikletë nga Austria për në Mongoli, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ndryshimet klimatike. Si pasojë e pandemisë dhe mbylljes së kufijve, ata mbetën në Kosovë dhe vendosën të qëndrojnë në Prizren, në më të bukurin vend. Sot para nisjes, ata më vizituan në zyre, me të cilët shijuam kafen e mëngjesit”, ka shkruar Haskuka në Facebook.


I pari i Prizrenit, ka shtuar më tej se tashmë janë “dy prizrenas”, të cilët do të lobojnë për qytetin.

“Me shpresë që do të arrijnë të përfundojnë rrugëtimin e tyre”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori