LAJMI I FUNDIT:

Kisha e Shën Sotirës, ku Mihal Grameno përhapi gjuhën shqipe

Kisha e Shën Sotirës, ku Mihal Grameno përhapi gjuhën shqipe

Kisha e Shën Sotirës ndodhet në jug-lindje të fshatit Vuno, në krahë të rrugës automobilistike që të çon drejt gjirit të Jalit.

Kisha mbart vlera të rëndësishme historike, pasi në datë 19-29 maj 1907, Mihal Grameno me anëtarë të tjerë të çetës së Çerçiz Topullit, përhapnin gjuhën shqipe nëpërmjet teksteve mësimore. Për këtë arsye kisha ruhet si një monument me vlera të rëndësishme historike.


Ajo është kishë e thjeshtë me përmasa 4.4×9.5 m, me naosin që ndahet nga altari me një ikonostas të thjeshtë muri, i pajisur me dy hyrje. Brenda në absidë dhe në kamaren pranë saj ruhen gjurmët e vetme të afreskut që dikur zbukuronte muret e brendshme të kishës. /atsh/