Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka qenë së fundmi e ftuar në "Goca dhe Gra".

Ajo ka folur më shumë rreth karrierës së saj muzikore, të cilën nuk e ka konsideruar si punë por si vetë jeta e saj, duke sjellë në kujtesë edhe një moment të vështirë, kur iu desh të shkëputej nga muzika.


Artistja foli edhe për ‘Aurela Gaçe Show’ me 12 shfaqje live, të cilin tregoi se publiku vazhdon ta kërkojë ende.

- YouTube www.youtube.com

“Kam kërkuar dhe kam guxuar dhe do vazhdojë të guxojë. Ka pasur edhe këngë që kam thënë nuk jam unë. Një këngë duhet ta provosh si një veshje. Publiku nuk ka ndonjëherë ndonjë këngë që nuk e ka përthithur shumë mirë", u shpreh ajo.

Tutje shtoi: "Ka edhe artistë që unë i kam mbështetur dhe mbase nuk kanë ditur të thonë faleminderit, ndonjëherë edhe mërzitem, sidomos kur janë të rinj sepse i duket kollaj. Ndonjëherë mërzitem por them do ta kuptojnë më vonë kur të përballen me veten. Në qoftë se kam një çelës në gjithë këtë rrugëtim është durimi. Energjinë e kam të lindur".

"Aurela Gace Show ishte një gërshetim mes asaj Aurelës që kam ndërtuar për gjithë këto vite, që këndoj live, për 12 vite kam qenë në Tiranë live. Aty kam mësuar ku dhe kur duhet të godasësh. Mua mu zhvillua intuita artistike. Ideja e show-t, e kam parë vetën në TV shumë vite me para. E kam kërkuar ndonjëherë më kanë thënë jo dhe jam tërhequr. Edhe ja ndodhi kjo që ndodhi. Një gjë që publiku e ka përqafuar dhe e kërkon akoma. Çdo gjë ka qenë live. Është punuar në mënyrë deri në kafshërore nga i gjithë stafi. Ishin 12 shfaqje".

“Më ka ndodhur që kam pasur një moment që mjeku më ka thënë që nëse nuk ndalon tani nuk do të këndosh më. Sepse kordat janë njësojë sikur dëmtohet një sportist. Tani kam mësuar, stërvitëm përditë si ajo balerina. Ato 3 muaj që nuk këndoja i kam përjetuar shumë keq, dhimbje e madhe shumë. Kisha ankth, nuk flija”, theksoi ndër të tjerash Gaçe. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com