Kiril Petkov: Nëse ka vullnet politik, mosmarrëveshja me Shkupin do të zgjidhet këtë vit
“Nëse ka vullnet politik, kontesti me Shkupin do të zgjidhet këtë vit”, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov në takimin e djeshëm në Sofje, me ministren austriake për çështje evropiane, Karolin Edshtadler, njoftojnë mediat vjeneze. Ajo nga ana tjetër vlerësoi se ka lëvizja përpara, dhe është optimiste për fillimin e procesit të negociatave.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në intervistë për AIM-n, tha se me liderët evropianë në Bruksel ka biseduar për mënyrën, por edhe për shpejtësinë, që do të çonte në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Unë them se duhet shpejtësi në zgjidhje, por them se nuk duhet të nxitojmë me zgjidhjen. Sepse zgjidhja që do të arrihet duhet të jetë bazë, që do të pranohet nga të dyja palët dhe që do të jetë bazë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, por edhe bazë për përparim të shpejtë të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt integrimit të plotë dhe anëtarësimit të plotë në BE”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Nga Komisioni Evropian, thanë për “Alsat” se duhet shfrytëzuar momenti pozitiv për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen dypalëshe, e cila do të zhbllokonte edhe Tiranën.
“Politika e zgjerimit bazohet në rezultatet e arritura, ndërsa të dyja vendet kanë dhënë rezultate. Qëndrimi i Komisionit është i qartë. Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të mbahet sa më shpejt”, tha Ana Pisonero – Zëdhënëse e KE-së
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, konfirmoi se çështjet e hapura politike me Bullgarinë do të hidhen në letër.
“Është e rëndësishme që të gjitha çështjet, ato që janë të rëndësishme për ne dhe të rëndësishme për Republikën e Bullgarisë, të jenë të ndërlidhura dhe brenda një afati kohor brenda një pakete të rënë dakord. Vetëm në atë mënyrë do të kemi garanci se po e mbyllim këtë çështje këtu, dhe nuk do të diskutojmë më tutje për çështje të tjera”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme
Ndërkohë, Osmani informoi se asnjë deputet deri më tani nuk i është përgjigjur ftesës që të vijë në ministri, dhe të ketë një pasqyrë të përmbajtjes së “non-paper” përmes të cilave debatohet për çështje të hapura me Sofjen./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze