Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Vajza 18-vjeçare kineze, e cila u bë aq e fiksuar pas të dashurit të saj, saqë ajo gjurmonte çdo lëvizje të tij dhe e telefononte 100 herë në ditë, u diagnostikua përfundimisht me një ‘sëmundje’ që u quajt “truri i dashurisë”.
Gazeta kineze Yueniu News raportoi së fundmi rastin e Xiaoyu, një vajze 18-vjeçare nga provinca Sichuan, e cila u fiksua aq shumë pas të dashurit të saj, saqë ua bëri jetën e të dyve një makth.
Sjellja shqetësuese e vajzës filloi në vitin e saj të parë të universitetit, kur ajo u lidh në mënyrë romantike me një djalë, emri i të cilit nuk është zbuluar për të mbrojtur privatësinë e tij.
Sipas Du Na, një mjek në “The Fourth People’s Hospital” të Chengdu, Xiaoyu u bë shpejt e fiksuar në mënyrë të panatyrshme pas të dashurit të saj, duke dashur të dinte vendndodhjen e tij në çdo kohë dhe duke u trembur kur ai nuk iu përgjigj menjëherë mesazheve të saj. Tingëllon si sjellja juaj mesatare e kontrollit, por sipas mjekut, Xiaoyu vuante nga një çrregullim i rrallë mendor i quajtur “truri i dashurisë”.
“Ajo priste që ai t’i përgjigjej menjëherë”, tha Dr. Du, duke shtuar se një ditë Xiaoyu e telefonoi të dashurin e saj më shumë se 100 herë. Ajo u zemërua aq shumë kur ai nuk u përgjigj, saqë ajo shkatërroi gjithçka në banesën e tyre. Kur djali erdhi në shtëpi dhe pa skenën, thirri policinë, e cila mbërriti pikërisht në momentin që ajo kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni, raporton odditycentral.
Xiaoyu përfundimisht u frenua dhe më pas u dërgua në një spital, ku u diagnostikua me një çrregullim të personalitetit kufitar të njohur si “truri i dashurisë”. Doktor Du Na tha se njerëzit e prekur nga një formë e butë e “trurit të dashurisë” zakonisht mund të shërohen dhe të bëjnë një jetë normale thjesht duke mësuar të kontrollojnë emocionet e tyre, por në raste të rënda si ajo e Xiaoyu, kërkohet ndihmë mjekësore.
Megjithëse Dr. Du nuk mund të identifikonte me saktësi shkakun e gjendjes së Xiaoyu, ai tha se truri i dashurisë zakonisht diagnostikohet te njerëzit që nuk kanë pasur një marrëdhënie të shëndetshme me prindërit e tyre kur rriten.
Historia e Xiaoyu u bë virale në mediat sociale kineze dhe ndezi një debat të nxehtë mbi shëndetin mendor dhe stigmën rreth tij, si dhe për shkakun e vërtetë të kontrollit të sjelljeve në marrëdhëniet romantike.
“Truri i dashurisë tingëllon i tmerrshëm”, komentoi një person në Douyin, versioni kinez i TikTok.
“Pyes veten nëse kam një tru dashurie? Ndihem sikur veproj si ajo”, ka shkruar dikush tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së
Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa