LAJMI I FUNDIT:

Kinezët bëjnë kopje të kombinuar të Mercedes GLA dhe Infiniti QX30 (Foto/Video)

Kinezët bëjnë kopje të kombinuar të Mercedes GLA dhe Infiniti QX30 (Foto/Video)

Shumëkush u habit pse Landwind u ndal së kopjuari Range Rover Evoque, por tash u kuptua: Marka kineze ka nisur ta kopjojë Mercedesin!

Në sallonin e automjeteve në Guangzhou, kinezët e kanë prezantuar konceptin E33, i cili është klon i Mercedes GLA.


Landwind E33 vs. Mercedes GLA
Landwind E33 vs. Mercedes GLA

Landwind E33 është kombinim i dizajnit të Mercedes GLA dhe Infiniti QX30, njofton Telegrafi.

Linjat anësore dhe dritat e pasme janë drejtpërdrejt të kopjuara nga Mercedes GLA, derisa sipërfaqja rreth shtyllës të përkujton modelin Infiniti QX30.

Është e qartë se te Landwind nuk mund të funksionojnë pa idetë e të tjerëve, përkundër se brendi kinez më herët ka njoftuar që nuk do ta kopjojë më Range Rover Evoque. Në fakt, ata nuk e kopjojnë më këtë model, por kanë kaluar te një tjetër!

Landwind E33 vs. Infiniti QX30
Landwind E33 vs. Infiniti QX30

Sido që të jetë, Landwind E33 do të ketë motor 1.5 L turbo me benzinë me 150 KF dhe 210 Nm të momentit rrotullues maksimal. Ka marsh manual me gjashtë shpejtësi ose marsh CVT.

Versioni serik pritet të kushtojë 17.600 dollarë, derisa versioni më i shtrenjtë do të kushtojë 25.500 dollarë. /Telegrafi/