LAJMI I FUNDIT:

Kinezët aterojnë në anën e errët të hënës (Foto)

Kinezët aterojnë në anën e errët të hënës (Foto)

Kina zbret në hënë. Zyrtarët kinezë kanë njoftuar se kanë ulur me sukses një anije hapësinore robotike në hënë, në të parën përpjekje të tillë të vendit.

Në orën 10:26, sipas orës së Pekinit, sonda e telekomanduar “Chang’e-4” u ul në polin jugor “Aitken Basin” të hënës.


Media shtetërore kineze raporton se sonda mban instrumente për të analizuar gjeologjinë e rajonit të pazbuluar ndonjëherë, si dhe do të kryejë eksperimente biologjike.

Ulja në sipërfaqen e hënës konsiderohet si një hap i rëndësishëm në eksplorimin e hapësirës. Ka pasur disa misione në hënë vitet e fundit, por pjesa më e madhe kanë qenë fluturime në orbitën e saj, fluturime të afërta apo prekje.

Ulja e fundit e komanduar në hënë ishte ajo e “Apollo 17” në vitin 1972. Sonda “Chang’e-4” ka dërguar ndërkohë edhe fotot e para nga sipërfaqja e Hënës, që janë shpërndarë më pas nga media shtetërore.

Pa një lidhje të drejtpërdrejtë komunikimi, të gjitha fotot dhe të dhënat duhet të kalojnë përmes një sateliti të veçantë, para se të mbërrijnë në tokë.

Misionet e mëparshme në Hënë janë ulur në anën e satelitit që është i drejtuar nga toka, por kjo është e para herë, që një mjet ulet në anën e pazbuluar dhe të largët të tij. /TCH /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori