LAJMI I FUNDIT:

Kina vendos 11 milionë njerëz nën bllokim, pas shfaqjes së rasteve të reja në një qytet

Kina vendos 11 milionë njerëz nën bllokim, pas shfaqjes së rasteve të reja në një qytet

Kina ka vendosur 11 milionë njerëz të qytetit verior të Shijiazhuang nën bllokim pasi më shumë se 100 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan atje.

Kështu, siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, banorët janë të ndaluar të largohen nga qyteti dhe shkollat gjithashtu janë mbyllur.


Veç kësaj, bëhet e ditur se më shumë se 5000 njësi testimi janë ngritur në mënyrë që çdo banor të mund të testohet.

Shifrat e reja thuhet se janë më të lartat që Kina ka parë në më shumë se pesë muaj.

Vendi ka qenë në gjendje të përmbajë shpërthime të tilla duke ndërmarrë menjëherë veprime të ashpra.

Kjo ka përfshirë përdorimin e vazhdueshëm të testimeve masive kur shfaqen grupe të reja të rasteve, edhe nëse duken relativisht të vogla.

Provinca Hebei, ku ndodhet Shijiazhuang, raportoi 120 raste të reja të enjten dhe të gjitha, përveç njërit prej këtyre infeksioneve, ishin në qytet.

Virusi u zbulua për herë të parë në qytetin kinez të Wuhan në fund të vitit 2019 para se të shndërrohej në një pandemi globale.

Ndalimi i së enjtes vjen vetëm disa javë para Vitit të Ri Kinez, një kohë kur njerëzit në Kinë udhëtojnë masivisht për të kaluar pushimet me familjet e tyre.

Por banorët në rrethin Gaocheng të Shijiazhuang, të konsideruar si epiqendra e shpërthimit, tani nuk lejohen të largohen nga zona e tyre lokale. Banorëve të tjerë u ndalohet të largohen nga qyteti.

Për sa i përket transportit, udhëtimi me autobus është ndaluar dhe shumë fluturime janë anuluar, gjithashtu.

Për të kuptuar se sa seriozisht autoritetet e shohin situatën, edhe shërbimi postar brenda dhe jashtë Shijiazhuang është pezulluar për tre ditë.

Kufizimet po zbatohen madje me forcë dhe policia u fotografua me kostume mbrojtëse që ruanin hyrjen në një autostradë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori