Kina prezanton aeroplanmbajtësen e re që peshon 70 mijë tonë, e gjatë 315 metra dhe e gjerë 75 metra (Foto/Video)

Kina ka lëshuar në ujërat e saj aeroplanmbajtësen e parë që është prodhuar brenda Kinës, duke zgjeruar flotën e saj.
Aeroplanmbajtësja e re, emri i së cilës ende nuk është zbuluar është zbuluar, është transportuar nga toka në ujë në pjesën verilindore të Kinës, transmeton Telegrafi.
Kjo anije është shumë më e madhe Liaoning, aeroplanmbajtësja e parë kineze e cila ishte prodhuar nga Bashkimi Sovjetik.
“Krenaria” e re kineze peshon plot 70 mijë tonë, është e gjatë 315 metra dhe e gjerë 75 metra.
Megjithatë, kjo aeroplanmbajtëse nuk pritet të futet në funksion të plotë deri në vitin 2020, pasi duhet të instalohen të gjitha pajisjet e nevojshme.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































