LAJMI I FUNDIT:

Kina partneri më i madh i Bashkimi Evropian për import

Kina partneri më i madh i Bashkimi Evropian për import

Në vitin 2017, Kina ishte partneri më i madh i Bashkimit Evropian për importet që përbëjnë 20 për qind të importeve jashtë Bashkimit Evropian dhe e dyta për eksportet apo 11 për qind e eksporteve jashtë Bashkimit Evropian, pas Shteteve të Bashkuara, që përbënin 20 për qind të eksporteve.

Nga periudha 2007 deri 2017, Bashkimi Evropian kishte një deficit tregtar me Kinën. Ky deficit ishte i ndryshueshëm, por në përgjithësi është rritur gjatë periudhës dhe ka arritur 176 miliardë euro në vitin 2017, thuhet në raportin e Eurostat, përcjell Telegrafi.


Për eksportet dhe importet e Bashkimit Evropian me Kinën, dominojnë makineritë dhe automjetet, kimikatet dhe mallrat e tjera të prodhuara. Së bashku, këto mallra të prodhuara përbënin 85 për qind të eksporteve të Bashkimit Evropian dhe 97 për qind të importeve nga Kina. Makinat dhe automjetet motorike ishin produktet më të eksportuara të Bashkimit Evropian në Kinë, ndërsa pajisjet e telekomunikacionit ishin produktet kryesore të importuar në BE nga Kina.

Ndër vendet anëtare, në vitin 2017, Holanda ishte importuesi më i madh nga Kina me 83 miliardë euro dhe Gjermania ishte eksportuesi më i madh me 87 miliardë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori