LAJMI I FUNDIT:

Kina nuk po i lejon shkencëtarët të hetojnë origjinën e coronavirusit

Kina nuk po i lejon shkencëtarët të hetojnë origjinën e coronavirusit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte miratuar ende hyrjen e një ekipi ekspertësh ndërkombëtarë për të hetuar origjinën e coronavirusit.

“Sot kemi mësuar se zyrtarët kinezë nuk kanë përfunduar punën rreth lejeve të nevojshme për ekipin që do të arrijë në Kinë. Unë jam shumë i zhgënjyer me këtë informacion”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi në Gjenevë, njoftoi theguardian.


Ghebreyesus vuri në dukje se anëtarët e ekipit shkencor ndërkombëtar kanë filluar përgatitjet për të shkuar në Kinë si pjesë e një marrëveshje midis OBSH-së dhe Pekinit. Dy anëtarë të këtij ekipi tashmë janë nisur dhe të tjerët po përgatiten të largohen.

“Unë kam qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë dhe edhe një herë e kam bërë të qartë se hyrja e ekspertëve është një përparësi për OBSH-në”, tha Ghebreyesus para gazetarëve.

Siç ishte rënë dakord më parë midis OBSH-së dhe Pekinit, ekspertët ndërkombëtarë duhet të kryejnë teste në Wuhan, ku janë vërejtur rastet e para të coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori