LAJMI I FUNDIT:

Kina hap sektorin financiar për investime të huaja

Kina hap sektorin financiar për investime të huaja

Kina ka premtuar hapjen e sektorit financiar ndaj investimeve të huaja deri në vitin 2018, ndërkohë që Pekini kërkon të shmang kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera tregtare për kushte të padrejta të konkurrencës në tregun vendas.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kinës, Yi Gang, tha se vendi do të lejojë më shumë firma të huaja që të konkurrojnë në mënyrë të drejtë me kompanitë vendase në sektorin financiar.


Edhe pse këto premtime janë bërë edhe më parë, Kina prezantoi për herë të parë afatin kohor që është fundi i këtij viti. Banka Qendrore konfirmoi gjithashtu planin për të nisur një lidhje tregtare mes tregut të aksioneve kinez dhe të bursës së Londrës deri në fund të 2018-ës.

Bizneset e huaja janë ankuar prej kohësh për mungesën e zbatimit të reformave nga Kina dhe prej kufizimeve që ato kanë hasur edhe pas këtyre lajmërimeve.

Premtimet për hapjen e sektorit financiar vijnë në një kohë që presionet tregtare me Shtetet e Bashkuara janë shtuar.

Kina do të rrisë limitin e zotërimit të huaj në 51% për kompanitë e letrave me vlerë, manaxhimit të aktiveve dhe të sigurimit të jetës në muajt e ardhshëm. Limit aktual qëndron në 49%. /Telegrafi/