LAJMI I FUNDIT:

Kina është duke blerë gomarë nga e gjithë bota – kjo është arsyeja!

Kina është duke blerë gomarë nga e gjithë bota – kjo është arsyeja!

Xhelatina e prodhuar nga gomarët është një përbërës kyç i një prej “lëndëve” tradicionale të preferuara të Kinës, të njohur si ejiao, e cila është përdorur për të trajtuar një sërë sëmundjesh, që nga ftohjet deri tek pagjumësia.

Por pasi që zhvillimet po shkojnë drejt energjisë dhe industrisë së përparuar dhe larg nga bujqësia tradicionale, numri i gomarëve është në rënie, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Po sipas medieve të huaja, statistikat shtetërore tregojnë se numri i tyre ka rënë nga 11 milionë deri në gjashtë milionë gjatë 20 viteve të fundit.

E Kina tani është gjithnjë në kërkim të tyre nga Afrika për të rritur rezervat e saj, dhe po importon gomarë nga vende në të gjithë kontinentin. Por lulëzimi tregtisë është ballafaquar me disa pengesa.

Nigeri kohët e fundit u bë shteti i fundit i Afrikës i cili ka bërë ndalimin e eksporteve të gomarëve, pas një rritje të shitjeve drejt Kinës.

Zyrtarët qeveritarë kanë raportuar se 80,000 kafshë të tilla janë shitur gjatë këtij viti deri më sot, krahasuar me 27,000 në vitin 2015.

Në gusht, Burkina Faso e mori të njëjtin hap, pasi 45.000 gomarët u therën në gjashtë muaj nga një numër i përgjithshëm i tyre prej 1.4 milion gomarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori