Kina e bën edhe urën më të lartë të ndërtuar në mes dy maleve në Azi (Foto/Video)

17:"© YouTube/Bridge
Një nga urat më të mëdha dhe më të gjata në Azi më në fund pritet të hapet shumë shpejt, pas pesë viteve të ndërtimit.
Ura mbi lumin Longjiang, provincën Yunnan, në jug-perëndim të Kinës, është mbi 2400 metra e gjatë dhe 280 metra lartësi, transmeton Telegrafi.
Sipas medieve vendase, ura do të jetë e hapur për trafik më 1 maj, pasi tanimë ka kaluar testin e ngarkesës.
Ajo do të lidhë qytetet e mëdha të Bashanit dhe Tengchong, dhe është më e larta në llojin e vet e ndërtuar në mes të dy maleve në këtë kontinent.
Po sipas medieve të huaja, projekti mendohet të ketë kushtuar rreth 1.5 miliardë juanë (151 milionë funte) për të ardhur deri tek përfundimi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































