Kimmich pyetet për interesimin e Barcelonës dhe Real Madridit

E ardhmja e Joshua Kimmich vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Bayerni apo do të largohet në verë.
Joshua Kimmich, kontrata e të cilit me Bayern Munich skadon në qershor 2025, ka konfirmuar se "klubet e tjera po luajnë një rol në rinovimin tim".
Sipas Marca , Bayern ka tërhequr çuditërisht ofertën e tyre për vazhdimin, por mesfushori deklaroi se ndryshe qëndrojnë gjërat.
"U bë publike, por nuk e mora kështu në bisedimet e mia me Bayernin", tha Kimmich.
Kur u pyet se cilat klube ishin të përfshira mes interesimit nga Real Madrid dhe Barcelona, Kimmich qeshi dhe tha: "Nuk do të them asgjë rreth kësaj".
“Do të ketë kohë për të marrë një vendim, nuk e di nëse mes këtyre dy ndeshjeve apo para pushimit ndërkombëtar”, tha Kimmich.
Përveç dy gjigantëve spanjoll në garë për gjermanin janë edhe Arsenal, Chelsea dhe Man Utd. /Telegrafi/





















































