LAJMI I FUNDIT:

Kim Knoppers kuron Marubin

Kim Knoppers kuron Marubin

Historiania e arti dhe kuratore në Muzeun e Fotografisë FOAM në Amsterdam, Kim Knoppers, nuk do të tërhiqej nga fotot e Marubit, qëkur pa për herë të parë një të tyre.

Knoppers do të kurojë ekspozitën “Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare”, një përzgjedhje imazhesh nga arkiva të viteve 1856- 1959, që kanë qenë pjesë e ekspozitës me të njëjtin titull të hapur në Muzeun e Fotografisë FOAM Amsterdam, më 2016. Ekspozita do të hapet më 15 shkurt në hapësirën e Muzeut Marubi. Kim Knoppers është një emër i njohur në fushën e arteve pamore.


Në FOAM, Knoppers ka kuruar një sërë ekspozita mbi fotografinë historike në studio dhe vlerën e saj shoqërore dhe artistike. Ajo është edhe themeluese e “Artists’ Recipes”, që eksploron lidhjen mes artit dhe ushqimit. Shkruan rregullisht për Foam Magazine si dhe për katalogë e libra artistësh.

Jeton dhe punon në Amsterdam dhe fusha e saj studimore lidhet kryesisht me zonat e ish-Perandorisë Osmane. /Shqip/