LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashianin e kap i ftohti, shfaqet krejtësisht e mbuluar me pallto të trashë në New York

Kim Kardashianin e kap i ftohti, shfaqet krejtësisht e mbuluar me pallto të trashë në New York

Ajo është gati për të shijuar eksperiencën e parë si prezantuese në “Saturday Night Live”.

Dhe Kim Kardashian u pa duke u kthyer në hotelin e saj në New York të enjten në mbrëmje pasi hyri për një provë tjetër në ‘Studio 8H’.

40-vjeçarja themeluese e markës “KUWTK” përballoi temperaturat e ftohta me një pallto ngjyrë gështenjë të shtresuar mbi një fustan blu komod, shkruan DailyMail.


Ajo i fshehu flokët e saj në një kapuç të madh që shoqëronte xhupin e saj, si dhe me një kapelë të zezë bejsbolli në kokë.

Kim Kardashian largohet nga paraqitjet e zakonshme në të zeza, shfaqet e tëra rozë këtë radhë
Lexo po ashtu Kim Kardashian largohet nga paraqitjet e zakonshme në të zeza, shfaqet e tëra rozë këtë radhë

Kardashian i mbrojti sytë nga dritat e ndezura me një palë syze dielli dhe i mbante sendet e saj në një çantë dore.

Për të kompletuar veshjen e saj të ngrohtë, ajo kishte veshur një palë çizme rozë të ndritshme – të cilat i kishte veshur më herët gjatë ditës me një kostum të përshtatshëm.

Duke e mbajtur pallton e saj të mbyllur me duart e saj me dorashka, themeluesja e markës “SKIMS” u nis me shpejtësi nga automjeti i saj në hyrje të hotelit ku po qëndron.

Një roje sigurie u pa pranë saj duke e ndjekur dhe qëndruar afër.

Vetëm disa orë para mbërritjes në hotel, “Saturday Night Live” publikoi videon e parë promovuese me Kim Kardashianin, si dhe mysafirin muzikor të kësaj jave, këngëtaren Halsey dhe aktoren Cecily Strong.

Kim u prezantua si ‘Kim Kardashian West’, duke mbajtur mbiemrin e bashkëshortit të saj Kanye West, para se të jepej lajmi se do të ishte nikoqire e “Saturday Night Live”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Hatërmbetje e ftohje raporti mes tyre - Jozi sqarohet me Loredanën

Hatërmbetje e ftohje raporti mes tyre - Jozi sqarohet me Loredanën

Magazina
Gjesti i drejtohet Gertës: Të nxori një 24-vjeçar jashtë, kam mbaruar punë me ty

Gjesti i drejtohet Gertës: Të nxori një 24-vjeçar jashtë, kam mbaruar punë me ty

Magazina
G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Magazina
Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Magazina
Kalo në kategori