Kim Kardashian shkëlqen me një fustan lateksi në “The Graham Norton Show” gjatë promovimit të serialit të ri “All’s Fair”

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen me një tjetër paraqitje tejet provokuese gjatë vizitës së saj në Londër për të promovuar serialin e ri “All’s Fair”.
Ylli 45-vjeçar i televizionit u shfaq në “The Graham Norton Show” me një fustan të shkurtër lateksi, duke lënë shumë pak vend për imagjinatë, ndërsa shfaqi format e saj të famshme në skenë krah Sarah Paulson dhe të ftuarve të tjerë të mbrëmjes.
Kim ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për të promovuar rolin e saj si avokate divorcesh në serialin e prodhuar nga Disney+, i cili pritet të publikohet më 4 nëntor, shkruan DailyMail.

Në “All’s Fair”, ajo interpreton Allura Grant, një grua ambicioze që bashkohet me një ekip avokatesh për të krijuar firmën e tyre pas ndarjes nga një kompani e dominuar nga meshkujt.
Gjatë javës, Kim festoi edhe ditëlindjen e saj të 45-të në Paris, ku mori pjesë në premierën e serialit.

Ajo ndau me ndjekësit në Instagram momente nga festa, përfshirë foto në hotelin luksoz dhe veshjen e saj të veçantë nga koleksioni Pranverë/Verë 1997 i Givenchy by Alexander McQueen.
Në serial, Kardashian shfaqet në disa skena të nxehta përkrah aktorit dhe modelit Matthew Noszka, ndërsa projekti është përshkruar si një dramë ligjore elegante, me shumë energji dhe stil.
Prodhimi mban firmën e Ryan Murphy, në bashkëpunim me Kim dhe nënën e saj, Kris Jenner, të cilat janë gjithashtu producente ekzekutive të serialit. /Telegrafi/






























































