Kim Kardashian pohon se nuk e dhënë provimin e jurisprudencës

Kim Kardashian nuk po i lë më fansat në pritje, pasi më në fund zbuloi nëse e ka kaluar provimin e jurisprudencës derisa ndjek karrierën e saj ligjore.
Miliarderja dhe themeluesja e brendit Skims, e cila hyri në provim në muajin korrik, bëri një postim në Instagram Story, për të treguar se nuk e ka kaluar, porse nuk ka asnjë synim të dorëzohet.
“Epo… ende nuk jam avokate, thjesht luaj një avokate me stil në TV”, shkroi ajo, duke iu referuar serialit të saj të ri në Hulu, All’s Fair.
“Gjashtë vjet në këtë udhëtim drejt ligjit dhe unë jam ende plotësisht e përkushtuar derisa ta kaloj provimin. Pa rrugë të shkurtuara, pa dorëzim — vetëm më shumë studim dhe edhe më shumë vendosmëri”, pohoi miliarderja.
Kim shprehu mirënjohje ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur dhe inkurajuar gjatë gjithë kësaj rruge.
Në fund të deklaratës së saj, nëna e katër fëmijëve e mbylli me një mesazh pozitiv, duke theksuar se kishte qenë shumë pranë kalimit të provimit.
“Të mbetesh pak për ta kaluar nuk është dështim — është karburant. Kam qenë aq afër për ta kaluar provimin dhe kjo më motivon edhe më shumë. Le të vazhdojmë përpara!”, pohoi ajo.


























































