LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-Un për herë të parë i përgjigjet pyetjes së një gazetari të huaj (Video)

Kim Jong-Un për herë të parë i përgjigjet pyetjes së një gazetari të huaj (Video)

Takimi në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Hanoi të Vietnamit, ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.

Të gjithë kanë pritur se do të ndodhë marrëveshja historike në mes të dy liderëve, por ky takim ka përfunduar para kohës së paraparë pasi që nuk është arritur një marrëveshje, transmeton Telegrafi.

Në konferencën për media, Trump ka deklaruar se për shkak të disa mosmarrëveshje nuk kanë arritur kurrfarë marrëveshje që ishin planifikuar të nënshkruhen.

Kim kishte kërkuar që vendit të tij t’i hiqen sanksionet, derisa Trump kërkonte me që të respektohet denuklearizimi i Gadishullit Korean.

Takimi ka përfunduar disa orë para kohe dhe pa marrëveshje, kurse Kim disa orë më herët kishte folur krejtësisht diçka tjetër.

Lideri Kim Jong-un ka befasuar sot përfaqësuesit e mediave botërore në Hanoi, kur siç raporton AP, për herë të parë i është përgjigjur pyetjes së një gazetari të huaj.

I pyetur nga gazetari David Nakamura i “Washington Post” nëse është i sigurt që mund të arrihet ndonjë marrëveshje me Trumpin, Kim është përgjigjur: “Ende është herët që të flitet për këtë. Nuk dua të prognozoj, por instinktivisht besoj se rezultati do të jetë i mirë”.

Agjencia AP atë që Kim i tha gazetarit e ka cilësuar si “pjesë të historisë” në samitin me Trumpin, kurse Politico si të një deklaratë befasuese. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori