Kim Kardashian tregoi kthesat e saj të famshme në një palë pantallona ngjyrë kafe gjatë së mërkurës.

39-vjeçarja i bashkoi ata me një triko me ngjyrë të njëjtë më të shndritshme, të cilën ajo e përzgjodhi për në pazar me motrën e saj të dashur, Khloe, 35-vjeçe, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Por nuk ishte gjithë kënaqësi pasi vajzat ishin me ekipin për të filmuar serinë e tyre televizive, “Keeping Up With the Kardashians” atë ditë.

23763538 0 image a 1 1579767893424 Kim Kardashian (Foto: Backgrid)

Kim, flokët e saj të errëta i kishte tërhequr prapa në një bishtalec që i binte shpinës dhe duket se e aplikoi në mënyrë të përsosur grimin.

Vajzat nuk ishin me motrën Kourtney atë ditë, pasi ajo dëshiron të mbajë sa më shumë private jetën e saj.

23763536 7918947 Showing off those famous curves Kim looked incredible in the ret m 36 1579769222157 Kim Kardashian (Foto: Backgrid)

Kim së fundmi tha për Ellen: “Kourtney pëlqen të shfaqet në publik kur ajo dëshiron, kur ndihet mirë”.

"Nëse një anëtar i familjes shkon në pushime ose kërkon shumë kohë, anëtarët e tjerë të familjes duhet të hyjnë dhe të marrin përsipër ato orë”.

23753144 0 image a 13 1579742265429 Kim Kardashian dhe Khloe Kardashian (Foto: Backgrid)

“Keeping Up With the Kardashians” përfundoi sezonin e tij të 17-të në muajin dhjetor, pak para festave.

Menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni, Kim konfirmoi se do vazhdojë edhe sezoni i 18-të, dhe la të kuptohet se mosmarrëveshja me motrën e saj, Kourtney, do të rishfaqet në sezonin e ri. /Telegrafi/

23753156 0 image a 19 1579742626450 Kim Kardashian (Foto: Backgrid)

23753140 7918947 Khloe s look Khloe doubled down on the denim for her outing with m 37 1579769255453 Khloe Kardashian (Foto: Backgrid)