LAJMI I FUNDIT:

Kikiriku – a është më të vërtetë i shëndetshëm? 

Kikiriku – a është më të vërtetë i shëndetshëm? 

Kikiriku është bimë barishtore me gjethe të gjelbra, me origjinë nga Amerika e Jugut e posaçërisht në Brazil. Pra dhe pse e njohim si frutë arrore, kikiriku në të vërtetë është bishtajë dhe nuk rritet si dru, por nën sipërfaqe të dheut. Kikiriku ndryshe është quajtur edhe si arrat e tokës, por megjithatë ata nuk ngjajnë aspak me arrat, ata bëjnë pjesë në familjen e fasules sepse i ngjanë më shumë atyre.

Kikirikët janë një burim i pasur i vitaminës E,B1, B2,B3, B5 ,B6, B9 , C, D, manganit dhe po ashtu njihen si antioksidantë të fortë.

Vetitë shëndetësore të kikirikëve:

– Kikirikët përmbajnë sasi të mëdha të proteinave që janë të dobishme për funksionimin e mirë të trupit.

– Përmbajtja e lartë e kikirikëve me niacinë ndihmon në shërimin e qelizave të dëmtuara të sëmundjes Alzheimer dhe problemeve të moshës.

– Kikirikët përmbajnë vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ka treguar se redukton ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

– Ata janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave.

– Kikirikët janë një burim i mirë i koenzimes Q10 e cila mbron zemrën gjatë periudhës së mungesës së oksigjenit p.sh, nëpër lartësira, si dhe ndihmon arteriet e bllokuara.

– Përmban hekur që ndihmon kundër anemisë.

– Ulin nivelin e kolesterolit të dëmshëm dhe rrit kolesterolin e dobishëm në trup.

– Luftojnë radikalet e lira tumorale që prodhon trupi etj.

E kur në një produkt e gjejmë një bashkëdyzim të shëndetshmes dhe të shijshmes nuk ka se si mos të quhet zgjedhje e përkryer, e një zgjedhje të tillë mund ta gjeni tek kikiriku i brendit Coop, të cilin mund ta gjeni në rrjetin e marketeve me vlera të larta – Super Viva.

Artikull i sponzorizuar