LAJMI I FUNDIT:

Kidnapimi i tre policëve në territorin e Kosovës nga forcat serbe, masa e paraburgimit dhe reagimet vendore e ndërkombëtare

Kidnapimi i tre policëve në territorin e Kosovës nga forcat serbe, masa e paraburgimit dhe reagimet vendore e ndërkombëtare

Tre policë të Kosovës janë arrestuar të mërkurën brenda territorit të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë, ndërkaq të premten Gjykata në Kralevë iu dha masën e paraburgimit për 30 ditë.

Për masën e paraburgimit ndaj tre policëve të Kosovës bëhet e ditur në një njoftim të Prokurorisë së Lartë Publike në Kralevë.

Sipas njoftimit, tre policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

“Sipas propozimit të prokurorit publik të Prokurorisë së Lartë Publike në Kraljevë, gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Kraljevë ka urdhëruar paraburgimin për të gjithë të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Për arrestimin e tyre kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania. Zyrtarë të tri shteteve kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve.

Ndërkaq, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) theksoi se dëshmitë në dispozicion sugjerojnë se rrëmbimi ndodhi në territorin e Kosovës, ishte i parapërgatitur dhe u krye nga njësitë speciale të Forcave të Armatosura dhe Xhandarmërisë Serbe.

QKSS: Rrëmbimi i tre policëve nga njësitë speciale të Serbisë ishte i parapërgatitur
Lexo po ashtu QKSS: Rrëmbimi i tre policëve nga njësitë speciale të Serbisë ishte i parapërgatitur

“Veprimet e marra nga Qeveria Serbe në rrëmbimin e anëtarëve të Policisë së Kosovës paraqesin një eskalim të qëllimshëm, të paraparë dhe agresiv të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës. QKSS dënon me vendosmëri këto akte në dëm ndaj paqes dhe stabilitetit.

QKSS i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht NATO/KFOR dhe BE-së, për të shpejtuar kthimin e pjesëtarëve të Policisë në Kosovë. Gjithashtu, masa konkrete për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës duhet të zbatohen, pasi potenciali për konflikt vazhdon të rritet çdo ditë”, thuhet në reagim.

Por, për KFOR-in vazhdon të jetë e paqartë se ku ndodheshin policët në momentin e arrestimit.

“Pas ndalimit më 14 qershor të tre policëve të Kosovës, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja ka shqyrtuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka biseduar me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe.

Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku ndodheshin policët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit.

Në këtë lokacion, afër vijës kufitare administrative, si institucionet në Kosovë, ashtu edhe autoritetet serbe kanë përgjegjësi të qarta për t’u koordinuar me KFOR-in.

KFOR-i vazhdon ta ketë të paqartë se ku ndodheshin policët e Kosovës kur u rrëmbyen
Lexo po ashtu KFOR-i vazhdon ta ketë të paqartë se ku ndodheshin policët e Kosovës kur u rrëmbyen

I rikujtojmë të dyja palët përgjegjësitë e tyre sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike ndërmjet Serbisë dhe KFOR-it, si dhe procedurat për koordinim ndërmjet Policisë së Kosovës, përfshirë Policinë Kufitare dhe KFOR-it”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Në reagimin e KFOR-it, po ashtu thuhet se “ua rikujtojmë të gjitha palëve se vendosja e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it.

U bëjmë thirrje palëve që t’u përmbahen këtyre marrëveshjeve dhe procedurave për të bashkëpunuar me KFOR-in. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga retorika provokuese dhe të shmangin çdo veprim të njëanshëm që mund të përshkallëzojë tensionin në zonë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ndërkaq, pas kidnapimit të tre policëve kanë reaguar zyrtarë shtetërorë dhe ata nga partitë opozitare.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kidnapimin e policëve e ka quajtur agresion.

“Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit”, tha presidentja.

Tutje theksoi se akti i së mërkurës dëshmoi se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima.

Edhe kryeministri Albin Kurti kidnapimin e tre policëve të Kosovës e ka quajtur agresion të Serbisë ndaj Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi theksoi se Serbia bëri një akt armiqësor dhe të agresionit ndaj Kosovës.

Krasniqi: Kidnapimi i policëve, qëndrim i qartë se Serbia nuk do paqe në Kosovë
Lexo po ashtu Krasniqi: Kidnapimi i policëve, qëndrim i qartë se Serbia nuk do paqe në Kosovë

“Arrestimi i policëve tanë brenda territorit tanë janë shkelje e sovranitetit. Mbi të gjitha ky është një provokim i hapur dhe qëndrim i qartë se Serbia nuk dëshiron paqe në Kosovë”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku theksoi “të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri”.

“Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i pa alternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar”.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh më tej se situata e krijuar në veri të Kosovës, e bën të dyshojë në qëllimet e Kurtit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës

Maqedonci e Jashari vëzhgojnë nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës

Siguri
Ditë historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës: PE i kërkon Serbisë të mos i diskriminojë shqiptarët

Ditë historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës: PE i kërkon Serbisë të mos i diskriminojë shqiptarët

Lugina
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve me Serbinë, i jep fund konfliktit shqiptaro-serb

Murati: Ripërcaktimi i kufijve me Serbinë, i jep fund konfliktit shqiptaro-serb

Lajme
Trendi i rrezikshëm në

Trendi i rrezikshëm në "TikTok", tre nxënës të shkollës në Gllogovc të Lipjanit dyshohet se lënduan veten me mjete të mprehta

Lajme
Radoiçiq blen prona të reja në pjesën elitare të Beogradit

Radoiçiq blen prona të reja në pjesën elitare të Beogradit

Lajme
Kalo në kategori