Nicole Kidman ka folur për kopertinën e diskutueshme të revistës Vanity Fair të botuar në fillim të këtij viti, duke pranuar se kishte pyetur veten “çfarë po mendonte” pas përfundimit të fotosesionit, por gjithashtu zbuloi se këmbënguli të vishte një kombinim të tillë mode.
Aktorja australiane u shfaq në ballinën e edicionit vjetor të Hollywoodit të Vanity Fair, i publikuar në shkurt.
Tradicionalisht, është një kopertinë që i shfaq yjet të veshura me fustane solemne apo kostume, gati për të ecur në tapetin e kuq.
Në vend të kësaj, edicioni i vitit 2022 e shfaqi aktoren të veshur me një mini fund të vogël Miu Miu dhe bluzë, duke treguar barkun mbresëlënës ndërsa qëndronte mes dy portave të arta.
Ballina mori shumë kritika dhe disa fansa e quajtën Vanity Fair si përsosjen dhe përdorimin e tepruar të Photoshopit. Të tjerë vunë në dyshim veshjen e Kidman, veçanërisht për një edicion kaq prestigjioz.
View this post on Instagram
Në një intervistë të publikuar nga Vogue Australia ,Nicole ka dhënë një pasqyrë të asaj që po ndodhte prapa skenave dhe tregoi se kopertina e diskutueshme nuk është rezultat i detyrimit nga një stilist agresiv për të veshur rroba që ajo nuk ndihej rehat.
Përkundrazi, aktorja pranoi se i ishte lutur stilistit të Vanity Fair që të vishte rroba ekspozuese, duke këmbëngulur të vishte setin Miu Miu në vend të kombinimit origjinal.
Pasi stilistja e pyeti nëse ishte gati ta vishte, Kidman i kishte thënë: “Të përgjërohem që ta vesh”. Megjithatë, pranoi se ndryshoi pak mendje pasi përfundoi sesion. Ajo ka pohuar se në fund të fundit vendosi të argëtohej.
“Duhet të ketë argëtim. Dhe ndonjëherë do të funksionojë dhe nganjëherë jo, por më pëlqen ideja për të qenë e guximshme dhe jo ‘qëndrimi brenda kutisë’”, ka thënë aktorja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Xhinset e ngushta mund të rikthehen në modë në vitin 2025
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Tetë aksesorë që do ta bëjnë veshjen tuaj të duket super luksoze këtë dimër
Rastësi me stil apo një përzgjedhje e qëllimshme: Kendall dhe Hailey shpallin këpucët e sheshta të këtij viti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025