Kidman dhe Urban dhurojnë gjysmë milion dollarë për të luftuar zjarret në Australi

Nicole Kidman dhe Keith Urban kanë vendosur të japin një donacion të madh për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve në Australi.
Aktorja dhe bashkëshorti i saj kanë dhuruar 500.000 dollarë, donacion ky që do t’u jepet shërbimeve rurale të zjarrfikësve.
Deri më tani zjarret në Australi kanë shkaktuar vdekjen e 24 njerëzve, kanë ngordhur qindra miliona kafshë, ndërsa janë djegur mbi 1.500 shtëpi.

Edhe shtëpia e Kidman dhe Urban në Australi është në rrezik, mirëpo deri më tani nuk është kapluar nga zjarri.
Çifti ka thënë se e kanë bërë publik donacionin e tyre, në mënyrë që të rritin vetëdijesimin dhe t’i frymëzojnë të tjerët për të grumbulluar sa më shumë fonde. /Telegrafi/





























































