LAJMI I FUNDIT:

Kica-Xhelili u kundërpërgjigjet kritikave për kalim në LDK

Kica-Xhelili u kundërpërgjigjet kritikave për kalim në LDK

Anëtarja më e re e LDK-së, deputetja Doarsa Kica-Xhelili, në daljen e parë publike pas largimit nga Lista Guxo, u është përgjigjur kritikave për kalimin e saj në partinë e re.

Ajo në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas të LDK-së ka thënë se nuk ndihet e fyer me atë, siç u shpreh ajo, se të tjerët u përpoqën të tregojnë arsyet e largimit të saj nga Lista Guxo.


“Sot jam për herë të parë para jush në FG të LDK-së si një grua e LDK-së. Ditët që shkuan të tjerët u munduan që ta tregojnë të vërtetën time që nuk ka të bëjë fare me mua. Dhe jam e bindur se nuk do të jetë hera e fundit sikurse jam e bindur se jam larg shumë larg e të qenit gruaja e vetme në këtë sallë që dikush tjetër u mundua të tregojë biografinë e saj. Unë absolutisht nuk ndihem e fyer e lëre më e dobësuar nga kushdo që mendon se biografi e një gruaje në Kosovë mund të tregohet nga të tjerët. Nuk do të lejoj që biografia e secilës grua në Kosovë të reduktohet nga shoqëria dhe sistemi i drejtësisë”, ka thënë Kica-Xhelili.

Forumi i Gruas së LDK-së ka shprehur shqetësimin mbi numrin në rritje të dhunës ndaj grave dhe iu bë thirrje strukturave partiake që të përfshihen në hartimin e platformës politike për fuqizimin e grave me moton “Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm”.

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmendur si shqetësim përqindjen e madhe të grave të cilat nuk janë aktive në tregun e punës. Ajo ka thënë se duhet punuar vazhdimisht për të përmirësuar pozitën e gruas në shoqëri.

“Një statistikë tjetër shokuese me të cilën ne ballafaqohemi në të gjitha raportet zyrtare është se 80% e grave as nuk janë aktive në tregun e punës, çka do të thotë ato as nuk kërkojnë punë. Kjo është me të vërtetë shokuese. Çka nënkupton kjo? Vajzat tona po edukohen, dikush po e kryen një fakultet dhe po preferon të qëndrojë në shtëpi, të shërbejë çaj. Natyrisht që jo. Kjo nuk është përgjigja që ne mund ta marrim. Këto gra dhe vajza janë të detyruara që në momentin që bëhen nëna me i dhënë fund karrierës. E kjo ndodh për shkak se ne kemi probleme substanciale me të cilat duhet të merremi në mënyrë sistematike, për të përmirësuar pozitën e gruas në shoqëri dhe në mënyrë që ta avancojmë shoqërinë tonë dhe të kemi progres të dukshëm, shoqëror”, ka thënë Bajrami.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ftuar gratë e forumit të LDK-së që t’i bashkohen atij në takimet që do t’i zhvillojë nëpër komuna, që ai e quajti cikël të ri të vizitave nëpër Kosovë.

Ai ka thënë se bashkë me gratë e LDK-së, do të flasin me qytetarët e Kosovës, do t’i dëgjojnë problemet e tyre dhe do t’u tregojnë angazhimin për ta bërë Kosovën një vend të barabartë për të gjithë.

“Mbi 318 mijë nxënës nuk po vijojnë mësimin shkollor, po thuajse secila familje kosovare e ka të pamundur të organizojë funksionimin e vet të përditshëm për shkak të gjendjes së krijuar nëpër shkolla. Mbi 25 mijë mësimdhënës gjithandej Kosovës janë në kërcenim të sanksionimit financiar për shkak se me ta nuk ka kush të dialogojë. Familjet kosovare po përjetojnë shtrenjtimin më të rëndë të çmimeve në historinë moderne të Kosovës. Papërballueshmëria e jetesës merr goditje të një njëpasnjëshme pothuajse në secilën ditë në më pak se një vit e gjysmë secili nga qytetarët tanë ka humbur një të pestën e fuqisë blerëse të tyre. Përderisa mbesim në mëshirë të skemave sociale të panikut një mendje e kemi për papërballueshmërinë e sotme tjetrën e kemi për dimri ne vështirë energjetik që po i vjen Kosovës. Në gjithë këtë mes mbi 60 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova në gjashtë muajt e parë të këtij viti”, ka thënë kreu i LDK-së.

Ndryshe, deputetja Doarsa Kica-Xhelili është larguar nga Lista Guxo, përkatësisht nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. Në lidhje me këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila largimin e Kica-Xhelilit e ka konsideruar si tradhti ndaj qytetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori