LAJMI I FUNDIT:

Kia Stinger, i qëndrueshëm edhe në terren të ngrirë (Video)

Kia Stinger, i qëndrueshëm edhe në terren të ngrirë (Video)

Makina Stinger nga Kia, nuk është një veturë për terrene të vështira, përfshirë edhe rrugën e ngrirë, meqë është krijuar për transport urban. Mirëpo, me qëndrueshmërinë e lartë që ka, ia del të kalojë edhe shtigjet e mbuluara me borë dhe ngrica, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, shihet Stinger teksa kryen vozitje të shpejta, kthesa dhe rrotullime në një pistë testimi në Lapland të Suedisë.

Ky sedan me 365 kuajfuqi, ka edhe pamje shumë të mirë, që e bën shumë më të dëshiruar se sa paraardhësit e tij nga Kia.

Për më shumë detaje rreth kësaj makine, do të mësojmë me fillimin e Geneva Motor Show. /Telegrafi/