LAJMI I FUNDIT:

Kia Forte do të lansohet si makinë që mbushet me rrymë

Kia Forte do të lansohet si makinë që mbushet me rrymë

Versioni i i ri Forte, është duke u zhvilluar që të funksionojë me bateri

Gjatë vitit të kaluar, është lansuar gjenerata e tretë e Forte, që është një makinë ekonomike dhe me stil sportiv të ngjashëm me Kia Stinger, transmeton Telegrafi.


Megjithëse është lansuar edhe versioni Forte GT, mësohet se Kia ka punuar që ta kthejë këtë makinë që të mbushet me rrymë në tërësi. Kjo makinë, fillimisht do të lansohet në tregun kinez, ku do të quhet K3.

Brenda do ta ketë motorin me jone litiumi me 56.5 kWh, që mund të arrijë deri në 482 kilometra me një mbushje.

Që të dallojë nga modeli aktual me djegie të brendshme, në Kia Forte do të përdoren linja të reja, ndërsa do të largohet grilli, ndërsa pjesa e përparme do të jetë e ngjashme me Kia Niro. Aerodinamika e përmirësuar do t’ia lehtësojë lëvizjen, derisa motorin e ka të fuqizuar me 184 kuaj fuqi.

Të gjitha të dhënat shtesë për Kia Forte, pritet të mësohen së shpejti, pasi është thënë se gjithçka është gati për prezantimin e kësaj makine. /Telegrafi/