LAJMI I FUNDIT:

Kia Forte GT me përformancë të lartë dhe çmim shumë të lirë

Kia Forte GT me përformancë të lartë dhe çmim shumë të lirë

Të paguarit e 20 mijë eurove për këtë makinë, nuk është çmim i lartë

Vitin e kaluar, pas suksesit të Stinger, është prezantuar në SEMA versioni GT i Kia Forte, që dukej shumë mirë, transmeton Telegrafi.

Lidhur me këtë makinë që prodhonte 201 kuaj fuqi, prodhuesi korean nuk ka treguar asgjë, deri më tani kur bëri të ditur çmimin që e ka shumë të lirë, për një makinë me përformancë të lartë.


Modeli më i lirë, që vjen me shtatë shpejtësi automatike, kushton 20 mijë euro, derisa në pagesë është përfshirë edhe transporti. Ata që duan ndërrim manual të shpejtësisë, duhet të paguajnë 500 euro më shumë.

Si do që të blihet, është shumë më lirë se modelet Veloster ose Elantra nga Hyundai, që kushtojnë mbi 12,500 euro, derisa Kia Forte GT është shumë më i mirë. /Telegrafi/