Khloe Kardashian është kritikuar ashpër për një foto të rishfaqur nga Halloween i vitit 2003, në të cilën ajo ishte e veshur si tutore ndërsa mbante katër zinxhir - secili i lidhur me qafën e një gruaje me ngjyrë.

Postimi i diskutueshëm rreth 38-vjeçares, u rishfaq në fillim të kësaj jave në nënfaqen e Reddit ‘r/KUWTKsnark’, e cila përcjell familjen e famshme të realitetit televiziv.


Posteri origjinal vendosi foton me mbishkrimin: 'Të mos harrojmë kurrë, kjo ndodhi'.

59972373 10990081 image a 124 1657169932794

Në foton e shkrepur në klubin e natës “Avalon” në Hollywood të Kalifornisë në tetor të vitit 2003, Khloe atëherë 19-vjeçe veshi një kostum të gjerë me vija ngjyrë të kaltër me një bluzë të bardhë dhe një sërë zinxhirësh ari, njëri në formën e një shenjë dollari dhe një tjetër një medaljon rrethore.

Ajo e kompletoj kostumin me një kapele të bardhë nga e cila vareshin flokët e saj bionde të errëta.

Secila nga gratë me Khloe veshi korse të bardha mbi të brendshme me të njëjtën ngjyrë, shkruan DailyMail.

59971603 10990081 image a 120 1657168315333

Sipas The Independent, gratë që shoqëruan Khloe në foton e diskutueshme ishin aktorja Meagan Good dhe motra e saj La'Myia Good dhe motrat binjake Malika dhe Khadijah Haqq.

Khloe, e cila është nënë e vajzës True, katër vjeç, me ish-partnerin Tristan Thompson, 31 vjeç, u kritukua në komente për shfaqjen, pasi një përdorues pyeti: 'Ideja e kujt ishte kjo?'.

59971209 10990081 image a 118 1657167728045

“Realiteti që pesë gra së bashku menduan se kjo ishte një ide e mirë, asnjëra prej tyre nuk tha se ndoshta duhet ta rimendonim këtë", për të cilën një person tjetër u përgjigj: "Kjo është pjesa që nuk e kuptoj. Të kërkosh të ecësh me mikun tënd si qen është një gjë, por pastaj katër njerëz janë në rregull me të ecur si qen. Si është e mundur”, ka shkruar një tjetër komentues.

Një përdorues vuri në dukje ndryshimin në pamjen e Khloe në afërsisht 19 vitet që nga shkrepja e fotografisë.

59971197 10990081 image a 119 1657167921322

“Nuk e kuptova që kjo ishte ajo për një minutë, sepse nuk mund të thuash se kjo është Khloe nëse nuk e shikoni më mirë.. ndoshta ajo e ndryshoi plotësisht fytyrën e saj në mënyrë që askush nuk mund të thotë se kjo është ajo”, tha një tjetër.

Të tjerë sollën skandale të të famshmëve në të kaluarën që përfshinin referenca të papërshtatshme racore.

Një përdorues që e krahasoi paraqitjen e Khloe me performancën famëkeqe të Ted Danson ndaj të dashurës së atëhershme Whoopi Goldberg në Klubin Friars në vitin 1993, në të cilën aktori Cheers mbajti maskë të zezë dhe përdori në mënyrë të përsëritur fjalë raciste. /Telegrafi/