LAJMI I FUNDIT:

Khalilzad: Pavarësia e Kosovës nuk kishte alternativë

Khalilzad: Pavarësia e Kosovës nuk kishte alternativë

Ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad, ka thënë se njerëzit e Kosovës kishin të drejtë të ishin të pavarur. Në intervistën ekskluzive për “Zona B” të Klan Kosova, ai ka treguar kontributin e tij në procesin e mëvetësisë së Kosovës.

“(Sllobdan) Millosheviqi kishte bërë të pamundur ndonjë zgjidhje tjetër, pos pavarësisë së Kosovës”, ka pohuar Khalilzad.


Ai ka folur edhe për ndërhyrjet e Rusisë në çështjen e Kosovës.

“Lidershipi i NATO-s nuk e çmonte këtë ndërhyrje të Rusisë dhe frikësoheshin nga precedentët që do krijoheshin në atë kohë. Rusia frikësohej që brenda saj mund të kishte një situatë tjetër”, ka shpjeguar Khalilzad.

Para se të vinte më 2007, Khalilzad ka thënë se nuk ka ditur shumë për Kosovën.

“Pas vizitës time u binda se pavarësia ishte zgjidhja e vetme për Kosovën”, ka vazhduar Khalilzad, duke treguar për takimet që ka zhvilluar me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, George W. Bush, si dhe sekretaren e shtetit Condoleezza Rice.

“Presidentit Bush i shpjegova se në Kosovë nuk kishte alternativë tjetër përveçse një Kosove të pavarur”, ka shtuar ai.

Pavarësimin e Kosovës, Khalilzad ka thënë se e kishte marrë si përgjegjësi në ditën e parë të punës si ambasador.

“Nuk ishte e lehtë, duhej të mendonim për mënyrën se si ta realizojmë pavarësinë e Kosovës. Fillimisht jemi munduar shumë t’i bindim rusët. Duhet të them një gjë që ndodhi në fund të procesit: Rusia nuk ka pasur shqetësim specifik, por nëse e dërgonim në Këshill, Rusia do ta ndalte marshin e pavarësisë së Kosovës”, ka shtuar ai. “Në fund kemi punuar me Ban Ki-moonin, sepse rusët po e kërcënonin se ai bashkëpunon me SHBA-të për të anashkaluar Këshillin e Sigurimit. Sekretari i përgjithshëm ka punuar me autoritet e OKB-së dhe e ka dërguar këtë çështje në Qeverinë e Kosovës. Rusët e kërcënonin së nëse një gjë e tillë do të ndodhte, ai nuk do të kishte një mandat të dytë. Por, por megjithatë ai bashkëpunonte në mënyrë të qetë”. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori