LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i italian dhuroi pajisje mjekësore për QKMF-ën në Malishevë

KFOR-i italian dhuroi pajisje mjekësore për QKMF-ën në Malishevë

Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka qëndruar komandanti i grupit shumëkombësh luftarak-perëndim të KFOR-it, kolonel Gianfranco Di Marco, i shoqëruar edhe nga shoqata nacionale alpine, seksioni Trento, të cilët i kanë dhuruar një donacion në pajisje mjekësore për QKMF-në.

KFOR-i italian dhe përfaqësuesit e kësaj shoqate italiane, janë pritur nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti dhe drejtori i QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina, të cilët i kanë falënderuar KFOR-in dhe shoqatën italiane, për këtë donacion domethënës.


Donacioni i sjellë përmes KFOR-it italian, nga shoqata nacionale alpine, seksioni Trento nga Italia, është dy defribilator dhe një elektrokardiogram (EKG), të cilët kanë qenë shumë të nevojshëm për QKMF-në në Malishevë.

Në emër të Komunës së Malishevës, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti i ka falënderuar KFOR-in dhe shoqatën italiane, për këtë donacion që sipas drejtorit Hoti, kanë rëndësi të madhe për vet QKMF-në dhe popullatën e Malishevës. Drejtori Hoti, gjithashtu e ka falënderuar KFOR-in dhe popullin italian për mbështetjen e vazhdueshme për vendon tonë, e sidomos nga koha e luftës, e deri më tani, pasi në vazhdimësi ka qenë afër popullit të Kosovës.

Edhe drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, i ka falënderuar KFOR-in italian dhe shoqatën italiane, e cila e ka sjellë këtë donacion për qendrën mjekësisë në Malishevë. “Faleminderit për donacionin e dhënë për QKMF-në dhe popullatën e Malishevës, sepse këto mjete përveç se do jenë në shërbim të pacientëve në nevojë, na ndihmon edhe neve në rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore”, tha drejtori i QKMF, Nuhi Morina.

Komandanti i KFOR-it italian, kolonel Gianfranco Di Marco, duke marrë fjalën në këtë rast, ka thënë se “roli i KFOR-it ka qenë ndërmjetësues me shoqatën italiane, por shpresoj se këto mjete do të shërbejnë në punën tuaj që bëni çdo ditë këtu, në shërbim të popullatës”.

Edhe përfaqësuesit e Shoqatës Nacionale Alpine, seksioni Trento, kanë thënë se “shoqata e tyre i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së KFOR-it për sjelljen e këtyre mjeteve dhe shprehën kënaqësinë e tyre për mundësinë që kanë pasur si shoqatë, për të ofruar këtë mbështetje për popullatën vendore”./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori