LAJMI I FUNDIT:

KFOR: Droni që ka rënë në Mitrovicë është i yni

KFOR: Droni që ka rënë në Mitrovicë është i yni
Foto: Ilustrim

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka konfirmuar se droni që ka rënë sot në lagjen Bair të Mitrovicës ishte i tyre.

Nga KFOR-i kanë konfirmuar për Telegrafin se droni ka rënë si pasojë e mosfunksionimit, duke shtuar se droni nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz.


“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja konfirmon se një nga dronët e tonë u ul në një kopsht privat në zonën e Mitrovicës, si pasojë e mosfunksionimit. Droni nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz apo dëme materiale dhe është nxjerrë nga Forca Policore e Kosovës menjëherë pas uljes së tij”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Tutje, KFOR bën të ditur se droni po kryente një mision rutinë monitorimi në mbështetje të aktiviteteve të tyre.

Dron i panjohur i bie në oborr - flet pronari i shtëpisë në Mitrovicë
Lexo po ashtu Dron i panjohur i bie në oborr - flet pronari i shtëpisë në Mitrovicë

“Droni po kryente një mision rutinë monitorimi në mbështetje të aktiviteteve të KFOR-it, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke e mandatuar KFOR-in të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, vijon përgjigja.

Gjithashtu, KFOR ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe për kontaktimin e menjëhershëm të autoriteteve kosovare.

“KFOR-i dëshiron të falënderojë popullatën lokale për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin; dhe për kontaktimin e menjëhershëm të autoriteteve kosovare, duke bërë të mundur marrjen e menjëhershme të dronit dhe zbutjen e çdo shqetësimi të shkaktuar nga incidenti. KFOR-i tashmë ka filluar një hetim për të përcaktuar shkakun e këtij incidenti”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Telegrafin.

Ndryshe, droni ka rënë sot rreth orës 14:00, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar. Pronari i shtëpisë ku ka rënë droni ka deklaruar se droni fillimisht ka goditur ballkonin,e  më pas ka rënë në tokë. Sipas pronarit të shtëpisë, droni ishte i madhësisë rreth tri metra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori