LAJMI I FUNDIT:

KFF Mitrovica fituese e Kupës së Kosovës, fiton bindshëm ndaj Kosova VR

KFF Mitrovica fituese e Kupës së Kosovës, fiton bindshëm ndaj Kosova VR

KFF Mitrovica është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2020/21.

Pak ditë pasi u kurorëzuan me titullin e kampionit në Ligën e Femrave, futbollistet e Mitrovicës iu gëzuan edhe trofeut të dytë për këtë edicion.


Kjo pasi në finalen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me lehtësi e mundën skuadrën Kosova VR (P), me rezultat bindës 6-0.

Për Mitrovicën ky është suksesi i katërt radhazi në këtë garë, e po aq trofe ka fituar edhe në kampionat, duke e vazhduar mbizotërimin në futbollin e femrave në katër vitet e fundit.

Tre gola për Mitrovicën i shënoi Kaltrina Biqkaj(12’, 32’ e 62’), me dy gola kontribuoi Donjeta Halilaj (6’ e 70’), derisa një gol e realizoi edhe Edona Kryeziu (65’).

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe trofeut morën pjesë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtarja e KE-së, Vjollca Krasniqi dhe menaxherja e futbollit të femrave, Valbona Gashi-Uka.

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori