LAJMI I FUNDIT:

KF Besa miqësore me Shakhtarin

KF Besa miqësore me Shakhtarin

KF Besa ka udhëtuar në Antali të Turqisë për përgatitje dhjetëditore. Ata do t’i zhvillojnë disa miqësore, por lajmi befasues është se ata kanë siguruar një ndeshje miqësore me kampionin e Ukrainës, Shakhtar Donetsk.

Përveç Shakhtarit, KF Besa do të ndeshet edhe me kampionin e Taxhikistanit, Ravshanin dhe me skuadrën e Ligës së Dytë të Rusisë, FK Yenisey Krasnoyarsk.

“Pas Shakhtarit, jam përkujdesur që Besës t’ia aranzhoj edhe një miqësore tjetër. Pejanët do të luajnë edhe me skuadrën FK Yenisey Krasnoyarsk, që bën gara në Ligën e Dytë të futbollit Rus”, ka thënë menaxheri i klubit, Amir Prepolli.

“Ka kohë që luaj futboll dhe kam përjetuar momente shumë të mira. Mirëpo, të luash ndaj Shakhtarit, që është pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, vërtetë është një privilegj për mua, sigurisht edhe për bashkëlojtarët tjerë”, tha mesfushori i kësaj skuadre, Krenar Vokshi, për Sport./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori