Kevin Hart tregon gjininë e fëmijës së katërt, ai dhe Eniko presin vajzë

199:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 09: Kevin Hart and Eniko Parrish attend 2019 Roc Nation THE BRUNCH on February 9, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Vivien Killilea/Getty Images for Roc Nation ) 27:"Getty Images for Roc Nation
Komiku i njohur, Kevin Hart dhe gruaja e tij, Eniko Parrish, kanë bërë të ditur se janë në pritje të një vajze ndërsa festuan Ditën e Nënës.
Dyshja në mars të këtij viti kishin njoftuar ndjekësit se ata po prisnin një fëmijë, por pa e treguar gjininë, shkruan Daily Mail.
Një gjë të tillë e bëri të ditur 40-vjeçari në rrjetin social Instagram, ku shihej i lumtur nga lajmi që mori.
"Jemi të gëzuar për ardhjen e vajzës sonë. Zoti është i i mrekullueshëm... Ne jemi të bekuar që ju kemi në jetën tonë. E tëra që mund të them është faleminderit", ka shkruar ai.
Hart dhe Eriko tashmë kanë dy fëmijë, Kenzo dhe Heaven, ndërsa Hendrix është fëmija që aktori e ka me ish-gruan Torrei Hart. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































